AKTUALITET, 5 Maj 2024, 10:53

Njëri prej të miturve u gjet i mbytur në lumin Drin, nuk dihet ende fati i nënës me dy fëmijët e tjerë! Policia ndalon bashkëshortin

Njëri prej të miturve u gjet i mbytur në lumin Drin, nuk dihet

Policia e Shkodrës ka ndaluar shtetasin me iniciale E. A., i cili dy ditë më parë denoncoi në polici se gruaja bashkë me tre fëmijët janë zhdukur.

Ndërkohë bëhet e ditur se një prej fëmijëve të mitur është gjetur nga peshkatarët i pajetë në ujërat e lumit Drin

Ndërkohë dyshohet se edhe dy fëmijët e tjerë dhe nëna shtetasja A. A., kanë humbur jetën. Ndërkohë palombarët e forcave Renea ndodhen në Shkodër duke bërë kërkime për trupat e tre personave të tjerë.

Fëmija që u gjet nga peshkatari në mënyrë rastësore një ditë më parë dyshohet se ka shenjë dëmtimi në pjesën e fytyrës. Fëmijët e mitur janë dy vajza dhe një djalë të moshës 8, 6 dhe 4 vjeç.

Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje ndërsa policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet duke marrë në pyetje familjarë të shtetases A. A., dhe bashkëshortit të saj të ndaluar nga policia nëse kanë dijeni për ngjarjen dhe arsyet që çuan nënën bashkë me tre fëmijët që të mbyten në ujërat e lumit Drin.