AKTUALITET, 2 Korrik 2024, 11:45

Një minutë heshtje në nder të Ismail Kadaresë! Sot në Komisionin e Posaçëm për TIMS do të raportojë shefja e SHISH

Një minutë heshtje në nder të Ismail Kadaresë! Sot

Komisioni i Posaçëm për hetimin e ndërhyrjeve në sistemin TIMS i drejtuar nga Ervin Salianji ka nisur sot punimet me një minutë heshtje në nder të shkrimtarit të madh, Ismail Kadare, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme.

Deputetit janë ngritur në këmbë, duke bërë homazhe në nder të shkrimtarit të mirënjohur, Ismail Kadare.

Ndërkohë që ditën e sotme në Komisionin e TIMS është paraqitur për të raportuar kryetarja e SHISH, Vlora Hyseni, mbledhje e cila pritet të zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të informacioneve sensitive që mund të zbulohen.

Po ashtu në radhë për të dëshmuar janë edhe drejtues të policisë.

– Znj.Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit;

– Z. Zef Laska, Drejtor i Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;

– Z. Enri Ndoni, Drejtor i Sistemeve të Policisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit;

– Z. Saimir Boshnjaku, Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin;

– Z. Neritan Nallbati – Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë e Shtetit.

Kujtojmë se më parë në Komisionin Hetimor për sistemin TIMS, kanë dëshmuar me dyer të mbyllura për disa orë ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Ardit Muço, ish-Përgjegjës i Sektorit IT në Policinë e Shtetit; Besjan Tanuzi, Ish-Drejtor i Sistemeve, në Policinë e Shtetit; Ervina Gjana, Drejtore e Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit.