TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos.
Kotzias ka shprehur që ka patur shumë marrëdhënie të mira me Kryepeshkopin Anastas dhe gjithashtu edhe shqetësime të përbashkëta shpirtërore dhe diskutime të gjata me të.
Kotzias sjell në vëmendje se në bashkëpunim me ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati u arrit të zgjidheshin problemet me të cilat ndeshej Kryepeshkopi në ushtrimin e funksionit të tij kishtar.
Një mik i urtë, Anastasi, ka ndërruar jetë. Kishim shqetësime të përbashkëta shpirtërore dhe bënim diskutime të gjata. Me ndihmën e Bushatit zgjidhëm të gjitha problemet e tij kronike me autoritetet shqiptare në mënyrë që ai të vazhdonte punën e tij i pashqetësuar. Alexis dhe unë e mbështetëm atë në gjithçka që ai duhej të bënte.