AKTUALITET, 26 Mars 2026, 23:11

“Një herë dola agjent se isha kundër Lulit, tani kundër Berishës”, flet këshilltari Dritan Burgija i shkarkuar nga Noka

“Një herë dola agjent se isha kundër Lulit, tani

Partia Demokratike lajmëroi shkarkimin e dy këshilltarëve të saj në Durrës, Arlind Boshku dhe Dritan Burgija, pasi ishin krah Salianjit në takimet me demokratët e Durrësit. Dritan Burgija, i ftuar në emisionin”Të Paekspozuarit” në MCN T,m u shpreh se nuk dinte akoma pse ishte shkarkuar dhe se lajmin e mori vesh nga mediat.

"Ka dy ditë që po përpiqem ta gjej se çfarë ka ndodhur, që faktet për shkarkimin tim dhe të Arlind Boshkun të bëhen publike. Unë u njoha nga mediat që ka dalë një shkresë për shkarkimin. U surprizova dhe nuk jam i qartë. Ata i janë referuar nenit 24 për thyerjen e disiplinës së brendshme, ndërmarrja e veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale etj. Minimalisht për thyerje disipline bëhet një procedurë për anëtarëin dhe jo më për mua që kam qenë drejtues dege nga 2021. Isha kryetar i këshilltarëve të grupit.

Doktori ka bërë disa deklarata pas takimeve të Salianjit që salla u mbush nga Ani Dyrmishi, njerëz të PD-së që kanë punuar për Ani Dyrmishin, me aludime.

Unë jam për herë të dytë agjent. Unë dola edhe herën e parë kur dola kundër Lulit. Në kohën e Bashës u dënova dhe më tha po këto fjalë, por nuk nxorri akte dhe shkresa.

Tani mund të vijë edhe Luli atje, se unë atëherë isha drejtuesi i Foltores në Durrës tre vite.

Unë kam qenë me PD-në që 17 vjeç kur filluan revoltat. Ne pastaj ikëm me eksodin e vitit 1991. Jemi kthyer dhe u angazhuam në fillim si anëtar dhe derisa u bëra kryetar. Jam i persekutuar” –tha Burgija.