AKTUALITET, 29 Prill 2024, 19:14

Një ditë para paraqitjes në SPAK, Veliaj: Jam pemë me kokrra që më gjuajnë me molotov

Një ditë para paraqitjes në SPAK, Veliaj: Jam pemë me kokrra

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do të paraqitet nesër në SPAK. Veliaj do të paraqitet në Prokurorinë e Posaccme, pas arrestimit të drejtorëve të tij në Bashki për dosjen ‘5 D’.

Për t’u kundërpërgjigjur, Veliaj në daljet e tij publike reagon për akuzat nga opozita, ndërsa i krahason këto si lajme të rreme dhe veten si një pemë me kokrra.

“Jetojmë në Ballkan dhe këtu suksesin nuk ta falin kollaj. Edhe pemës me kokrra i gjuhet, jo vetëm me gurë, por edhe me molotov. Megjithatë, shpresoj të mos dekurajoheni sepse nuk është ‘çmendur’ vetëm Ballkani, por e gjithë bota jeton me debatet e populizmit, me debatet e lajmit të rremë dhe sulmit të atij që do t’i çojë gjërat përpara. Ne shqiptarët kur bëhemi bashkë, kur e kemi mendjen te puna dhe jo te dhuna, krijojmë histori të jashtëzakonshme suksesi”, shprehet Veliaj.