TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe ishin sot në ambientet e Ministrisë së Kulturës në ish-Kinostudio, për të prezantuar një dritare të re për të rinjtë krijues si një nga programet më transformuese për industrinë kreative në Shqipëri, “Tirana Training Center”.
Kjo qendër do të shërbejë si katalizator për zhvillimin e kinematografisë dhe prodhimeve audiovizuale në Shqipëri, trajnimet profesionale dhe si një urë lidhëse mes industrisë krijuese dhe tregut ndërkombëtar, me pjesëmarrjen e profesionistëve nga HBO, Netflix, Warner Brothers dhe të tjerë.
“I ftoj të gjithë vajza, djem, që të trokasin në këto dyer dhe të aplikojnë për programet e kësaj qendre dhe të gjithë bashkë të rrisim këtë krijesë të re që mori jetë sot”, u shpreh kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij.
Sipas kryeministrit ky projekt i hap rrugë një aventure të re, e cila derisa para disa vitesh ishte e paimagjinueshme, ndërsa tashmë “në Shqipëri çdo gjë është e mundur”.
Rama u bëri thirrje të rinjve që të aplikojnë në kete program.
Rama: Hapim një program frymëzues duke krijuar mundësi të reja për të gjithë të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë kreative.
Duke ardhur për këtu dhe duke pasur parasysh bisedat që kemi pasur në një periudhë të shkurtër me pjesëtarët e këtij grupi njerëzish me shumë energji dhe shumë ëndrra, po mendoja që edhe kjo do të ishte një nga ato gjerat që ishte e paimagjinueshme disa vite më parë.
Sot në Shqipëri çdo gjë është e mundur. Ne patëm një diskutim me një sërë protagonistësh të kësaj hapësire nga SHBA që përfaqësojnë në nivele të ndryshme, deri në nivele të larta industrinë kreative të SHBA. Është një motiv për të pasur më shumë bindjen se këto gjëra që po ndodhin janë pjesë e një zinxhiri që tanimë është futur në një ritëm tjetër të vetëzhvillimit.
Unë besoj shumë te ky program. Jam dëshmitar i faktit se derisa disa vite më parë njerëzit na dëgjonin përpiqeshin të na mirëkuptonin.
Sot jemi në kushtet, jemi këtu për ti hapur rruge kësaj aventure të re. Është një hapësirë që do të konsiderohej e bukur për ti dhënë jetë këtij programi.