TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetari Sokol Bregu, duke mbrojtur idenë e ndalimit të TikTok-ut në Shqipëri, bëri në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv një historik të dëmeve që ka sjellë kjo platformë në botë dhe në Shqipëri. Ai solli rastin e një fëmije 10-vjeçar në Shqipëri që humbi jetën dhe të një gruaje që bullizohej në Tiktok dhe i dha fund jetës.
“Më lejo ta nis nga viti 2021, Tik Tok filloi një lojë ndërkombëtare, fëmijët bënin prova me jetën. Në janar disa fëmijë humbën jetën në Itali. Kur humbi jetën një vajza 8-vjeçare në Itali duke bërë prova, ndodhi në Palermo, ishte vajza e një muratori, u bllokua Palermo duke kërkuar të merreshin masa. Italia në 2021 e bllokoi për dy muaj Tik Tok, duke kërkuar kompanisë kineze, të hiqte të gjithë accounted pa identifikim. U bë kjo dhe vijoi. Tre muaj më vonë, fëmijët shqiptarë, mund të kishin të drejtë të luanin edhe ata. Ndodhi një tragjedi ku një 10-vjeçar po bënte prova duke imagjinuar si të vriste veten, humbi jetën duke xhiruar sikur po xhironte video për të vrarë veten. Ishte shumë e tmerrshme. Shumë të mitur po provonin, se kishin akses në Tik Tok. Ishte çmenduri. Në vazhdimësi Tiktok, nuk ishte platformë që solli liri të medias. Asnjë promovim kulture, të diçkaje që mund të promovonte kulturën, asgjë. Çfarë kishte? Dhunë. U transmetua në grupime, jo vetëm trafikantësh.
Media e promovon më së shumti, jo vetëm Tik Tok.
Nuk më harrohet, kur Big Brother zaptoi gjithë Shqipërinë dhe bëre një pyetje: A kemi ikur për lesh? Ne e kemi fajin, nuk e ka fajin Tik Tok. Jemi ne një shoqëri që i bashkangjitemi.
Kishim rast tragjik para dy muajve, një grua ishte bullizuar prej vitesh dhe nuk i hiqej. Policia i shkruan Tik Tok dhe nuk i bindej. Në Shqipëri, Tik Tok nuk ka mërrëdhënie me shtetin shqiptar”- tha Bregu.