TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryenegociatorja Majlinda Dhuka prezantoi disa prej pikave të paketës së nismave ligjore për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Për herë të parë, Shqipëria do të dekriminalizojë shpifjen ndaj gazetarëve dhe do të rishikohet ligji i lobimit.
Gjithashtu do të krijohen dy regjistra, njëri për lobimin dhe tjetri për donacionet e sponsorizimet, të cilët do të shërbejnë për rritjen e transparencës.
“Për herë të parë, me anë të kësaj pakete, Shqipëria do të dekriminalizojë plotësisht veprën penale të shpifjes ndaj gazetarëve duke i garantuar në të njëjtën kohë një mbrojtje të re nga kanosja për shkak të detyrës.
Një numër vendesh të BE e kanë ende të kriminalizuar shpifjen, përfshirë edhe gazteraët për shkak se ekzistojnë sfida të mëdha në lidhje me dezinformimin për shkak të botës dixhitale në të cilën jetojmë. Por Shqipëria mendon se realizimi i këtoj ndryshimi është nëj investimi rëndësishëm në demokraci dhe lirinë e shprehjes dhe në forcimin e rolit të madh që kanë gazetarët në këtë drejtim.
Një risi tjetër e rëndësishme është që pas shumë vitesh Shqipëria më në fund do të ketë një ligj që rregullon aktivitetin e lobimit për të rregulluar me kujdes ndërhyrjet në vendimmarrjen publike.
Pas 31 vitesh, Shqipëria do të ketë një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimin. Ligji ekzistues është i vitit 199 duke afruar praktikën pranë standardit europian. Njëherësh do të krijohet një regjistër për lobimin ku gazetarët e qytetarët kanë informacion dhe njëkohësisht një regjistër për sponsorizimin dhe donacionet si përpjekje e jona për të rritur dimensionet e nismën ‘Shqipëria transparente’ që ministrja anti-korrupsion e ka prezantuar më herët dhe për të treguar se nisma është e gjallë dhe përmirësime të vazhduara i bëhen përpjekjes sonë për transparencë”, tha Dhuka duke falënderuar edhe gazetarët pasi një sondazh ka treguar se 70% e qytetarëve shqiptarë janë të informuar për çështjet e negociatave me BE, në sajë të detyrës së tyre", tha Dhuka.
Ja 12 nismat ligjore të rëndësishme, në Kuvend
ryenegociatorja Majlinda Dhuka në një konferencë për mediat mbi rrugën drejt BE-së tha se deri në fund të vitit 2027, Shqipëria duhet t’i ketë plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësimin. Dhuka tha janë 12 nisma ligjore të rëndësishme që Kuvendi i ka në shqyrtim. Kryenegociatorja u shpreh se kjo paketë garanton progres në lidhje me standardin evropian në 3 grupe çështjesh të rëndësishme, luftën kundër krimit të organizuar, barazinë dhe drejtësinë sociale dhe parandalimin e korrupsionit.
“Në vitin 2025 Shqipëria çeli negociata për të gjitha fushatat, për 33 kapituj. Më 17 nëntor çelëm negociatat për 5 kapitujt e fundit, 2026 është vit i rëndësishëm dhe një gur kilometrik në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në BE, me aspiratën që në vitin 2027 ti kemi arritur përgatitjet ose kushtet për mbylljen e negociatave. Kjo është një punë komplekse, por edhe shumë pozitive sa i përket transformimit europian të vendit, që nga shtetit tek ekonomia, shërbimet për qytetarët, heqja e barrierave mes Shqipërisë dhe BE. Mes çeljes së negociatave edhe mbylljes, Shqipëria duhet të japë një test aftësie si në pikëpamje të vullnetit për reforma europiane, si edhe aftësisë teknike dhe zbatuese të standardit europian në shërbime dhe jetën e qytetarëve. Shqipëria duhet të përgatitet me një numër reformash dhe përmirësimesh.
Do prezantojmë 12 nisma ligjore që i ka në shqyrtim kuvendi që lidhen me forcimin e shtetit të së drejtës, sundimin e ligjit, luftën kundër krimit, zbatimin më të mirë të reformës në drejtësi dhe mbrojtjes nga diskriminimi, mbështetjet për familjen, duke provuar që vendi e ka vullnetin social politik për ti mbrojtur shtetasit e vet, për ti ofruar shërbime më të mira të standardit europian. Kjo paketë prej 12 nismash ligjore të rëndësishme ka në përmbajtje 6 projektligje që i janë propozuar kuvendit nga Këshilli i Ministrave dhe 6 projektligje që janë inciuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Kjo paketë garanton progres në lidhje me standardin evropian dhe praktikën më të mirë në 3 grupe çështjesh të rëndësishme, luftën kundër krimit të organizuar, barazinë dhe drejtësinë sociale, mbrojtjen e familjes dhe së treti në masat për parandalimin e korrupsionit”, tha Dhuka.