AKTUALITET, 22 Janar 2026, 12:27

Nisma e presidentit Trump/ Ja 19 shtetet që firmosën dokumentin e themelimit të Bordit të Paqes për Gazën. Shqipëria...!

Nisma e presidentit Trump/ Ja 19 shtetet që firmosën dokumentin e

Presidenti amerikan Trump nënshkroi dokumentin i pari, duke themeluar zyrtarisht Bordin e Paqes si një organizatë ndërkombëtare.

Udhëheqësit dhe përfaqësuesit e shteteve që janë pjesë e tij firmosën me radhë së bashku me presidentin amerikan. Shtetet që nënshkruan ngritjen e Bordit të Paqes për Gazën në Davos:

1.      Bahreini

2.      Maroku

3.      Argjentina

4.      Armenia

5.      Azerbajxhani

6.      Bullgaria

7.      Hungaria

8.      Indonezia

9.      Jordania

10.  Kazakistani

11.  Kosova

12.  Pakistani

13.  Paraguai

14.  Katari

15.  Arabia Saudite

16.  Turqia

17.  Emiratet e Bashkuara Arabe

18.  Uzbekistani

19.  Mongolia

Shumë shtete nuk ishin të pranishme në ceremoninë e nënshkrimit në Davos edhe pse kanë pranuar të bëhen pjesë e Bordit, siç është rasti i Shqipërisë.

Në përfundim të ceremonisë, Presidenti amerikan tha se shumë shtete të tjera i janë bashkuar Bordit, por pa specifikuar një numër konkret.