AKTUALITET, 15 Shkurt 2025, 21:08

Nisin hetimet/ Makina merr flakë në aksin Mamurras-Laç, shoferi arrin të dalë nga mjeti para se të shkrumbohet e tëra

Nisin hetimet/ Makina merr flakë në aksin Mamurras-Laç, shoferi

Një autoveturë tip Benz është përfshirë nga flakët e zjarrit, në aksin rrugor Mamurras-Laç, pranë fshatit Fushë-Gjorm të Kurbinit.

Sapo ka konstatuar flakët shoferi ka ndaluar mjetin dhe ka arritur të dalë pa marrë lëndime.

Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin.