TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy raste helmimi janë shënuar në Lezhë brenda pak orëve, teksa mjekët pas përpjekjeve të bëra kanë mundur t’i mbajnë në jetë dhe t’i shpëtojnë pacientët pas ndërhyrjes me terapi dhe lavazh stomaku.
Bëhet fjalë për një 25-vjeçar që dyshohet se ka tentuar flijimin në gjendje depresioni dhe një të mitur 17-vjeçare e cila dyshohet se ka pirë aksidentalisht detergjent, por hetimet janë ende aktive për zbardhjen e dinamikës dhe shkaqeve. Nuk jepen detaje nëse rastet kanë lidhje mes tyre.
Për ngjarjen e parë Policia vendore njoftoi se:
“Është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, shtetasi G. P., 25 vjeç, i cili dyshohet se ka konsumuar lënde helmuese. Shtetasi është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”.
Kurse për rastin e dytë u bë me dije se gjithashtu është arritur të shpëtohet e mitura.
“U dërgua në spital për ndihmë mjekësore, një 17-vjeçare, e cila dyshohet se në banesën e saj, ka konsumuar aksidentalisht, sasi detergjenti. Shtetasja është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën”, sqaroi policia.
Hetimet për të dyja rastet, që mendohet se nuk kanë lidhje mes tyre, po i vijon Prokuroria vendore.