AKTUALITET, 9 Prill 2024, 16:09

Nisin aplikimet për Akademinë Politike të PS, Rama: Mundësi për të rinjtë shqiptarë

Nisin aplikimet për Akademinë Politike të PS, Rama: Mundësi

Hapen aplikimet për t’u bërë pesë e Akademisë Politike të Partisë Socialiste të Shqipërisë.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili thotë se kjo është një eksperiencë për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, të cilët që duan të angazhohen disa orë në javë nga koha e lirë e tyre për të mësuar më shumë mbi historinë, idetë dhe lëvizjet e partive progresiste.

Postimi i Ramës: 

“U HAPËN APLIKIMET për Akademinë Politike të PS.  Një eksperiencë e re për të rinjtë e të rejat që duan të angazhojnë disa orë në javë nga koha e lirë, për të mësuar më shumë mbi historinë, idetë, zhvillimet e lëvizjeve e partive progresiste dhe sigurisht Partinë Socialiste të Shqipërisë, përmes komunikimit me protagonistë të saj, figura të spikatura të së majtës europiane me histori në qeverisjen e vendeve të BE-së, aktivistë në partitë e Internacionales Socialiste apo Partinë e Socialistëve Europianë, pedagogë të teorisë politike në universitete shqiptare e të huaja, si edhe opinionistë e gazetarë të njohur në mediat ndërkombëtare

*Bashkëlidhur linku i sapoçelur i Akademisë Politike në Instagram dhe linku i aplikimit për hyrjen në këtë hapësirë të re të kulturës politike, për të reja e të rinj të interesuar për të pasuruar dijet mbi politikën dhe zhvilluar aftësitë për të bërë së bashku, përmes politikës, ndryshime që nuk bëhen dot vetëm

Instagrami : https://www.instagram.com/p/C5f25n4NDUN/…

Linku i Aplikimit : https://docs.google.com/…/1FAIpQLScbxOvo17eYxb…/viewform