AKTUALITET, 15 Qershor 2026, 18:44

Nis protesta, aktivisti: Mos bini pre e provokimeve! Një “selam” edhe "për opozitën e shitur"

Nis protesta, aktivisti: Mos bini pre e provokimeve! Një

Një prej aktivistëve që merr pjesë në protestë, ka lëshuar mesazhe të forta për protestuesit, ndërsa i ka bërë thirrje që të mos bien pre e provokimeve.

Ai lëshoi thirrje kundër Ramës, ndërsa shigjetoi dhe opozitën, duke i bërë selam. “opozite e shitur”, tha ai.

“Na mbështet dhe mërgata shqiptare, që për shumë arsye ndodhet jashtë. Qëllimi ynë është dorëheqja; Dorëheqje de vetëm dorëhejqe. Nga sonte, pankarta e studentëve është një pankartë e madhe. Atyre iu vodh e drejta në 2018 dhe kanë një kërkesë për qeverinë, por e kanë dhe me opozitën e shitur. Kërkojmë rrëzimin e kësaj qeverie. Arrestimin e Edvin Sali Ramë Berisha. Marshimi nuk do të jetë jashtë unazës së mesme të Tiranës.

Ndaj ju sonte mos bini pre e asnjë grupimi! Këta politiqenër kanë para për megafona dhe gjithcka, por shpirtin e lirë të shqiptarëve nuk mund ta blejnë.”, tha ai.