TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Aktori i njohur shqiptar, Neritan Liçaj ka ironizuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, sa i takon faktit se ky i fundit shoqërohej sot në SPAK nga shoqërues.
Liçaj ishte i pari që mori fjalën në protestën e opozitës.
“Ai kryebashkiaku i Kievit që është në luftë del pa truproja, ndërsa ky del me truproja. Çfarë do të presim më të ndodhë që qytetarët të dalin dhe të rrëzojnë kriminelët e këtij vendi? Çfarë do të presin më shqiptarët që të dalin dhe të fitojnë të drejtat e tyre? Ne duhet të rrëzojmë këtë, apo edhe atë tjetrin, ai që do të vijë pas këtij apo atij tjetrit do të sillet edhe më keq. Duhet të mendojmë se çfarë do të duhet t’i ofrojmë fëmijëve tanë.”, tha Liçaj.