AKTUALITET, 13 Janar 2026, 10:58

Nis me 19 janar/ Sesioni i ri parlamentar, ambasada amerikane takime me kryetarin e Kuvendit dhe grupet parlamentare

Nis me 19 janar/ Sesioni i ri parlamentar, ambasada amerikane takime me

Para nisjes së sesionit parlamentar përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të zhvillojnë takime me kryetarin e Kuvendit.

A2 CNN bënë të ditur se përfaqësues të ambasadës amerikane do të zhvillojnë takime edhe me kryetarët e grupeve parlamentare.

Sesioni i ri parlamentar pritet të nisë më 19 janar, ndërkohë që opozita ka vendosur të protestojë në rrugë deri sa Edi Rama të dorëzohet dhe të formohet një qeveri teknike.