AKTUALITET, 19 Nëntor 2024, 20:31

Nis hetimi/ Aksident në Vlorë, efektivi i policisë përplas me makinë këmbësorin

Nis hetimi/ Aksident në Vlorë, efektivi i policisë përplas

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në rrugën “Sazani,” në Vlorë, ku është përplasur një këmbësor.

Policia njofton se , në rrugën “Sazani,” shtetasi K. H., 61 vjeç (punonjës policie jashtë shërbimit), duke drejtuar automjetin tip “Benz,” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A. M., 79 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

“Sot, rreth orës 17:10, në rrugën “Sazani,” shtetasi K. H., 61 vjeç (punonjës policie jashtë shërbimit), duke drejtuar automjetin tip “Benz,” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin A. M., 79 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe AMP po kryejnë veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.