AKTUALITET, 5 Qershor 2026, 09:17

Nis hetimi/ Aksident i rëndë në aksin Kardhiq–Delvinë, humb jetën një person, plagosen tre të tjerë! Makina përfundon e kthyer përmbys

Nis hetimi/ Aksident i rëndë në aksin Kardhiq–Delvinë,

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Kardhiq–Delvinë, në vendin e njohur si Fushë Vërri e Delvinës, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete. Njëri prej tyre, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pas përplasjes. Ndërkohë, automjeti tjetër, një 'Audi' ka pësuar dëmtime të shumta materiale.

Menjëherë pas aksidentit në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ambulancat dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për dhënien e ndihmës së parë dhe normalizimin e situatës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.

Nis hetimi/ Aksident i rëndë në aksin Kardhiq–Delvinë,

Nis hetimi/ Aksident i rëndë në aksin Kardhiq–Delvinë,