TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka sqaruar rrethanat e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi K.R, 29 vjeç, u paraqit i plagosur në spital me një mjet prerës.
Pas hetimeve të kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimeve, rezultoi se 29-vjeçari është vetëdëmtuar me thikë, pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, ndërsa ndodhej në gjendje të dehur.
Shtetasi është proceduar penalisht dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë policia ka nisur procedimin penal ndaj 29-vjeçari pas ngjarjes.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku shtetasi R. K., 29 vjeç, shkoi i dëmtuar me mjet prerës thikë, në spital, ju informojmë se: Nga e hetimet e kryera nga Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. R., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në gjendje të dehur pas një konflikti me bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, ky shtetas është vetëdëmtuar me mjet prerës thikë dhe aktualisht po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën”, informuan blutë.
Ndërkohë, i riu i cili u paraqit në spital i plagosur, në dëshminë tij për uniformat blu ka deklaruar se u sulmua nga dy persona me kapuç dhe nuk ka mundur t’i identifikojë.
I plagosuri u shtrua në repartin e reanimacionit ne spitalin e Korçës me dëmtime në bark edhe në krahë.
Pas ngjarjes, grupi hetimor vëzhgoi kamerat e sigurisë në zonë pasi ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 2 tek Liceu, një zonë kjo e frekuentuar tepër në orarin kur ka ndodhur ngjarja.