TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili u shpreh në Kuvend se është maxhoranca që nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese për tubimet pasi duan në arrestojnë protestuesit. Vasili deklaroi se deputetët e maxhorancës “ngrenë kartonët si budallenj”.
Gjithashtu ai komentoi edhe provat e reja për 21 janarin të cilat SPAK nuk i mori në konsideratë sipas tij.
Vasili: Dy fjalë për procedurën, na është mohuar e drejta e komisionit hetimor dhe po ju kuptoj juve dhe të gjithë hipokritëve që flasin në emër të Kushtetutës është po ky parlament që nuk zbaton vendimet e Gjykatës Kushtetuese për tubimet, për tu dhënë mundësi të arrestojnë njerëzit, këtë vendim pse nuk e zbatoni për ta mbyllur këtë moment deri në sekondën e fundit që ai ligj është në fuqi askush nuk ka të drejtë, pavarësisht se keni kartonë i ngrini si budallenj.
Standardi është i atij që ka thënë këtu gruan time ti hanë atë, ai që ka thënë palaço keni qenë në sallë edhe u preke ti për budallenj, i keni me zë dhe figurë dhe nuk thatë asgjë. Kështu që për vazhduar, çështja e Komisionit Hetimor është një mohim që ju ngarkon me përgjegjësi.
Duan të thonë që zhurma bëhet për 21 janar, po këta e graduan e çuan kryetar Bashkie, 21 janarin SPAK-u nuk e mori në konsideratë. U fol këtu prapë se kjo opozitë ka probleme, por i futët shpinën pas thike Kosovës me Ballkanin e Hapur.