TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përgjegjësja e sektorit të mirëmbajtjes në ARRSH, Ariana Hasani ka folur për situatën aktuale të motit në vend.
Ajo u shpreh se kjo e hënë paraqitet më e qetë se dita e diel, e cila ishte e ngarkuar me reshje dëbore.
“Situata ditën e sotme paraqitet e qetë, pas asaj ditës së djeshme që ishte e ngarkuar me reshje dëbore, kryesisht në zonën veriore, por në orët e pasdites kapën edhe zonat juglindore. Aktualisht, akset janë ta hapura dhe në terren qarkullojnë rreth 380 borëpastruese, si dhe 850 forca manovratorë, shoferë dhe të gjithë janë në gatishmëri. Aktualisht të gjitha akset kombëtare janë të hapura”, tha ajo.
Sipas Hasanit, në orët në vijim do të kemi përkeqësim të motit në zonat juglindore. “Ka pasur dhe problematika që lidhen kryesisht nga përdoruesit e rrugës që lëvizin pa mjetet e duhura si zinxhir, se fillon emergjenca dimërore në 15 dhjetor deri më 31 mars. Sot nuk kemi asnjë aks në vështirësi, por në orët e pasdites kemi marrë një njoftim se do të kemi vështirësi nga ora 14 deri 18 në zonën juglindore, nga Elbasani deri në Qafë Thanë që do vijojnë të merren masa. Veriu është stabilizuar”, pohoi ajo.