AKTUALITET, 13 Janar 2025, 14:55

Ngricat dhe bora/ Pas orëve të gjata pritjeje në Kapshticë, lejohet kalimi i kamionëve dhe autobusëve drejt Greqisë

Ngricat dhe bora/ Pas orëve të gjata pritjeje në Kapshticë,

Pala greke sapo ka njoftuar se do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, kamionëve dhe autobusëve drejt Greqisë nëpërmjet doganës së Kapshticës.

Burime konfirmojnë se rruga tashmë është hapur dhe mund të kalojnë lirisht të gjitha mjetet.

Pas shumë orësh pritje në temperatura të ulëta, më në fund udhëtarët do të mund të shkojnë drejt Greqisë.