TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zbardhen detaje nga sherri i dy vëllezërve binjakë që u përfshinë në konflikt dhe për pasojë plumbat kapën djalin e vëllait të tyre të tretë, nipin 15 vjeçar.
Grupi hetimor ka mundur të zbardh plagosjen e 15-vjeçarit falë dëshmisë së dhënë nga nëna e këtij të fundit, e cila ka treguar se njëri prej vëllezërve ka qëlluar në drejtim të tjetrit dhe plumbat kanë kapur djalin e saj.
Sipas saj, konflikti mes të dyve ka nisur fillimisht për shitjen e lëndëve narkotike kokainë, debat që ka degraduar deri në nxjerrje arme.
Dyshohet se binjakët janë përfshirë në shitjen e kokainës.
Sipas policisë 15 vjeçari u plagos nga arma e xhaxhait N.P që është shpallur në kërkim ndërsa në pranga është vënë vëllai tjetër binjak F.P