TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy elektricistë janë plagosur gjatë ushtrimit të detyrës dje në Lezhë, pasi ishin duke riparuar defektin në një kabinë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Ishull-Lezhës dhe policia konfirmoi incidentin, duke sqaruar se gjendja shëndetësore e punonjësve të elektrikut ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Gjatë punës për riparimin e një defekti në një kabinë elektrike, në fshatin Ishull Lezhë, janë dëmtuar 2 elektricistë, shtetasit E. A., 63 vjeç dhe Gj. M., 58 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, bëri me dije policia vendore.
Po kështu dyshohet se si pasojë e një defekti, ka rënë zjarr në kabinën elektrike të një pallati në Shëngjin. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Policia dhe Prokuroria po punojnë për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura.