AKTUALITET, 27 Janar 2025, 11:33

Ngjarja e rëndë në burgun e Reçit: I dënuari i jep fund jetës duke u vetëvarur, zbulohet identiteti i tij! Çfarë dyshohet

Ngjarja e rëndë në burgun e Reçit: I dënuari i jep

Sandër Deda, 35-vjeçar, i burgosur në burgun e Reçit, ka mbytur veten duke u vetëvarur.

Shtetasi në fjalë, sapo është vënë re nga punonjësit e burgut, është transportuar për në spitalin e Shkodrës, por ka ndërruar jetë në urgjencë.

Sipas ekipit mjekësor të burgut, 35-vjeçari është trajtuar si pacient me probleme të çrregullimit mendor.