TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sherret për shkak të ofendimeve në rrjetin social TikTok po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.
Situata e fundit ka përfshirë dy boksierët e njohur shqiptar, vëllezërit Robert dhe Amarildo Bakaj.
Këta të fundit kanë dhunuar personazhin e njohur të rrjetit social TikTok, të ashtuquajtur "Fire", emri i të cilit është Xhemal Uka.
Teksa ky i fundit është “LIVE” në TikTok, dy boksierët e godasin papritur. Shkak për këtë sherr janë bërë ofendimet e mëparshme të “Fire” kundrejt vëllezërve Bakaj.
Ende nuk ka më shumë informacion, vetëm një video “virale” që po qarkullon në TikTok.