AKTUALITET, 29 Janar 2025, 16:31

Nga SPAK te Ministritë, SHBA ndërpret paratë pas urdhrit të Trump, ambasada njofton institucionet

Nga SPAK te Ministritë, SHBA ndërpret paratë pas urdhrit të

Pas urdhërit të presidentit Trump për ndërprerjen e fondeve në të gjitha programet e ndihmës së huaj, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet qëndrimin e saj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja me efekt të menjëhershëm e mbështetjes dhe fondeve, deri në një rishikim të dytë, pas Urdhrit Ekzekutiv të Donald Trump lidhur me ndihmën në vendet e huaja.

Sipas njoftimit, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet qëndrimin e saj Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe dëshiron të informojë Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për qëllimin e Urdhrit Ekzekutiv të Qeverisë së SHBA-ve për të ndërprerë zbatimin , detyrimet e reja dhe disbursimet e fondeve në pritje të rishikimit të të gjitha programeve të ndihmës së huaj.

Partnerët e programit dhe zbatuesit e programeve të asistencës të financuara nga SHBA-të në Shqipëri janë duke u njoftuar për këtë veprim.

Ky shërben si njoftim zyrtar për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon që ky njoftim të ndahet me të gjitha Ministritë, institucionet dhe entitetet e tjera qeveritare përkatëse që bashkëpunojnë përmes programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-ve, duke përfshirë:

Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare

Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural


Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve


Ministria e Mbrojtjes


Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme


Ministria e Arsimit dhe Sportit


Ministria e Turizmit dhe Mjedisit


Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale


Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët


Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor


Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)


Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit


Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij
Këshilli i Lartë Gjyqësor
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
Gjykata Kushtetuese
Gjykata e Lartë


Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar


Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm


Inspektori i Lartë i Drejtësisë


Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit


Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK)
Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)


Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit


Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)


Të gjitha pushtetet komunale


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përfiton nga ky rast për t’i ripërtërirë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë garancitë e konsideratës më të lartë.