TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Anëtari i kryesisë nga radhët e Rithemelimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu i ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës që do të mbahet nesër para Bashkisë së Tiranës. Protesta do të mbahet në orën 11:00, ndërsa fokusi i saj është te aferat e kompanisë 5D, ku u arrestuan ish-drejtorë të Erion Veliajt.
“Nesër në orën 11:00 tek Bashkia Tiranës të bashkuar në protestë për të shpëtuar qytetarët dhe qytetin nga hajdutëria masive e Veliajt dhe ushtarëve të tij 5D.
Bashkë për Tiranën✌️✌️✌️”, shkruan Balliu.