TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të martën në orën 10:00 kryeministri Edi Rama do të adresojë kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.
Përmes një postimi në Facebook, Rama bën me dije se në takim do të diskutohen tema të tilla si qeverisja, ligji dhe korrupsioni.
Kreu i qeverisë gjithashtu bëri me dije se nesër (7 maj) do të prezantohet dhe një nisme e re kombëtare për Shqipërinë 2030.
Mbledhja e njoftuar nga Rama vjen në një moment kur eksponentë të mazhorancës po përballen me SPAK. I fundit që u paraqit për t'u pyetur lidhur me aferën e inceneratorit të Tiranës, ishte kryebashkiaku Veliaj.
Rama ka paralajmëruar se do të flasë konkretisht për korrupsionin, ndaj mbetet për t'u parë se çfarë do t'ju komunikojë kreu i qeverisë, ministrave dhe deputetëve.