TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti i vendit, Bajram Begaj uroi sot besimtarët myslimanë në përfundim të muajit të shenjtë Ramazanit.
Ditën e nesërme, besimtarët festojnë Fitër Bajramit.
Përmes një mesazhi të shpërndarë në Facebook, Presidenti Begaj thotë se kjo ditë shenjon shpresën dhe besimin se durimi e përpjekja shpërblehen.
Bajram Begaj: Bajram të bekuar për të gjithë myslimanët, ata që agjëruan dhe ata që nuk mundën, por që me lutje i janë afruar Zotit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shpirt të pastër, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira.
Kjo ditë shenjon shpresën dhe besimin se durimi, përpjekja dhe solidariteti njerëzor shpërblehen.
Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë!