TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka rinisur seanca plenare, pas një pushimi 5 minutësh si shkak i tensioneve në foltore nga deputetët e PD. Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama duhet të ndalë presionet ndaj kryebashkiakut Erion veliaj, i cili ka mbërritur sot në paraburgimin e Durrësit, pas vendimit të marrë mbrëmjen e djeshme nga GJKKO për lënien në fuqi të vendimit për masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Berisha u shpreh se Veliaj u dërgua në Durrës me urdhër të Ramës në mënyrë që t’i shkojnë në qeli të fortët e krimit. “Tronditëse është fakti se ka dërguar në qeli në Durrës dhe do i dërgojë Pojën që t’ia mbyllë gojën. Pra, funksionon me një kod mafioz të tmerrshëm”, u shpreh Berisha.
Sali Berisha: Kërkoj rikthimin urgjent në Parlament të “padrinos”, i cili po shkon në Durrës për t’i dërguar “Pojën”, Troplinin në qeli Erion Veliajt. Vazhdoj me kërkesën time të prerë që Edi Rama të kthehet urgjent në parlament dhe të ndërpresë çdo lloj presioni, çdo lloj forme presioni ndaj të burgosurit Erion Veliaj, të cilin urdhëroi ta dërgojnë në Durrës në mënyrë që ta trajtojë Xhevdet Troplini. Xhevdet Troplini u dërgua atje për t’u kërcënuar në mënyrë që po mbylli gojën, do pësojë këtë dhe atë.
Garantoj se gjëja më e vogël po ndodhi në këtë proces, do përgjigjet personalisht Edi Rama, qoftë ndaj Velisë, qoftë ndaj Velicës, ndaj prokurorëve, ndaj gjykatësve. Sepse ky tërbim, kjo frikë e tmerrshme, ky shkallmim që ka kapur Edi Ramën është shumë e rrezikshme për momentin për vendin. Ky i papërgjegjshëm është i gatshëm të ndërmarrë çdo akt pasi vetë ka marrë fund përfundimisht.
Le t’i fshijë 100 herë fotot e Aleksis Soros, Juri Kim apo Antoni Blinken nga mediat e tij se tregon se vetëm se është një sfaçato, se ato i ka në zemër dhe është i damkosur në mënyrë përfundimtare si kukull e Sorosit. Dhe mendoni ju se do paguajnë shqiptarët, do paguajnë për kukullën e Sorosit? Zonjë, ligji për ndalimin e çdo veprimtarie të Xhorxh Sorosit në Shqipëri dhe fonacionit të tij, e ndalimit të të gjitha organizatave sorosiane që të kenë çfarëdolloj bashkëpunimi me institucionet shtetërore, është një emergjencë. Duhet të sillet këtu dhe të votohet.
Përndryshe ku është Klotilda që ankohej për prokurorin? Ja sa ka lënë prokurori pa futur në dosje për Velicën. Se Velica, po të futeshin edhe këto që i ka përjashtuar prokurori, ia kalonte edhe Lajla Asadit. Lajla shkoi në Moskë, atje ia numëruan dhe i doli 1 milion euro garderoba. Velicës i doli gardëroba 867 mijë euro. Po këto nuk i ka futur prokurori o ish-pastor. Ja ku i ke.
Unë nuk kam parë asnjë militant të PS, kam parë vetëm policët dhe rrogëtarët e bashkisë, çka është absolutisht e dënueshme. Protesta e demokratëve, ajo është një konferencë shtypi që bëj unë aty, unë bëj një konferencë shtypi aty, kurse ky dërgoi policinë bashkiake, e dënueshme në ligj dhe çdo gjë. Ata rrethuan, të armatosur disa prej tyre, rrethuan Skrapin që po të merrnin urdhër.
Tronditëse është fakti se ka dërguar në qeli në Durrës dhe do i dërgojë Pojën që t’ia mbyllë gojën. Pra, funksionon me një kod mafioz të tmerrshëm. Tani kam këtu të dhëna të tjera të tmerrshme, sepse duket se Velica ka bërë garë me Lajla Asadin.
Ju e morët vesh që 1 milion euro e kishte garderobën, fustanet e shoqja e Asadit, Lajla. Ia numëruan kur shkoi në Moskë.
Kurse 867 mijë euro del kjo e Erion Veliajt. Megjithatë mund t’u them se qindra e qindra artikuj janë përjashtuar nga Skrapi, se ankohen… Do shihni ju sa janë përjashtuar që nuk janë regjistruar aty fare.