TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia italiane ka finalizuar një operacion në Pulja, duke sekuestruar një ngarkesë prej 17 kg kokainë të pastër dhe arrestuar korrierin 50-vjeçar shqiptar.
Aksioni nisi orët e vona të mbrëmjes së mërkurë (27 Nëntor) dhe pëfundoi mëngjesin e sotëm në Leçe.
Ishin agjentët e Guardia di Finanza që ndaluan një makinë që po ecte me shpejtësi në rrugën shtetërore 613, midis Brindisit dhe Leçes.
Automjeti i tipit “Alfa Romeo Giulietta”, në bordin e të cilit ndodhej vetëm shoferi korrier, një shtetas shqiptar 50 vjeç, emri i të cilit nuk u publikua, i është nënshtruar kontrollit të policisë. Karabinierët vunë re nervozizmin e drejtuesit në momentin e ndalimit, duke rritur dyshimet dhe nxitur një kontroll të detajuar.
Në këtë moment mjeti u kalua në ambientet e komandës, ku u aktivizuan për nuhatje edhe qentë antidrogë.
Si përfundim, u nxorën nga brendësia 15 pako kokainë me peshë mbi 1 kg secila dhe të mbështjella me celofan të kuq, mbi të cilat ishte stampuar një figurë demi.
Droga ishte fshehur me zgjuarsi në automjet. Shoferi, i njohur tashmë për dosjen e tij specifike kriminale në lidhje me drogën, u arrestua dhe u dërgua në burgun Borgo Sannicola në Leçe, shkruan media italiane.
Kokaina e sekuestruar mund t'i kishte fituar organizatave kriminale rreth 2 milionë euro. Po hetohet edhe për organizatën e narkotrafikut e cila fshihet pas shqiptarit të ndaluar dhe sasisë së drogës së kapur.