AKTUALITET, 6 Maj 2024, 21:49

Neritan Sejamini: Veliaj është përgjegjës se ku kanë vajtur 140 milionë eurot e inceneratorit

Neritan Sejamini: Veliaj është përgjegjës se ku kanë

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Erion Veliaj dhe bashkia që ai drejton janë përgjegjëse për administrimin e parave të qytetarëve dhe bizneseve të Tiranës.

Ai tha se përgjegjësinë për të administruar paratë tona e ka zoti Veliaj dhe ai është përgjegjës se ku kanë vajtur 140 milionë euro.

“Sot nuk ka asnjë incinerator, jo vetëm nuk ka të ndërtuar por nuk janë porositur as pajisjet. Ka një teknologji që blihet jashte vendit. 135 milionë euro janë zhdukur, sepse kompania nuk ka para në llogari. Edhe sikur mos jenë përfshirë duke vjedhur, janë përgjegjës për një projekt që e kanë shitur dhe kanë zhdukur 135 milionë euro.

Bashkia e Tiranës e di që janë harxhuar 140 milionë euro atje dhe nuk ka incinerator? Veliaj ka përgjegjësi për paratë tona. Bashkia e Tiranës nuk ka marrëdhënie klient-ofrues, por sipas kontratës dhe vendimeve të qeverisë, është përgjegjëse për të ndjekur kontratën e koncesionarit, jo vetëm çon plehrat, por e kontrollon se si po e zbaton koncesionari, sepse ka patur dy vende në komisionin e supervizionit. A ka marrë zoti Veliaj ndonjëherë raport se si po ecën kontrata, a është informuar zoti Veliaj se nuk po ndërtohet asgjë, se nuk po vihet asnjë gozhdë, nuk ka incinerator, nuk ka porosi. Përgjegjësinë për të administruar paratë tona e ka zoti Veliaj, se kë emëron drejtor ai është puna e tij. Sot ai është përgjegjës se ku kanë vajtur 140 milionë euro, pa e akuzuar, por ku kanë vajtur. Ai duhet të përgjigjet se kur e ka marrë vesh se nuk po ndërtohet asgjë. Dhe e treta gjithë kontrata e dherave ne nuk e dimë nëse ka vendim, por kush ka urdhëruar që dherat do t’i shkojnë inceneratorit, kush e ka vendosur dhe me çfarë tarife dhe më pas si e ka monitoruar që këto para po mirëadministrohen”-tha Sejamini.