TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Neritan Sejamini tha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se selektiviteti po dëmton SPAK-un, sepse e kthen vendin te prokuroria para SPAK-ut. Sipas tij, në hetimet më të rëndësishme si inceneratorët, çështja e bashkisë së Tiranës, apo e sterilizimit, asnjëherë nuk ka numëruar veprat e kryera për korrupsion, njerëzit e përfshirë dhe t’i çonte deri në fund.
“Ne që përkrahëm reformën në drejtësi kërkuam që ajo të jetë cilësore dhe profesioniste, përveçse për të hetuar çdo njeri. Rreziku më i madh për SPAK-un është kjo gjë, që niset me vullnet për të hetuar njerëz të korruptuar dhe çfarë thotë: “Po nxora 3 është më mirë se të mos nxjerr asnjë. Lashë edhe tre të tjerë po për këtë çshtje, por nuk prish punë”. Kjo është ajo që dëmton SPAK-un, sepse na kthen ne te prokuroria para SPAK-ut. Edhe ata mundoheshin të tregoheshin selektivë. Ne nga SPAK-u duam që të mos jenë selektiv dhe të vendosin një standard të hekurt. Hetimet më të rëndësishme si inceneratorët, çështja e bashkisë së Tiranës, çështja e sterilizimit dhe dosjet e tjera të shëndetësisë, SPAK-u duket se ka bërë disa hapa përpara, ka marrë të pandehur disa zyrtarë, por ka thënë se ka pak korrupsion këtu, pak këtu, asnjëherë nuk ka thënë se janë bërë këto vepra për korrupsion, janë përfshirë këta njerëz, t’u numërojë të gjithë këta njerëz, veprat e tyre dhe ta çojë deri në fund.
SPAK, me këtë që bën, edhe kur bën drejtësi, duket i kapur politikisht”-tha Sejamini.