TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Neritan Sejamini ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV deklarimet më të fundit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kundër kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. Sejamini u shpreh se mënyra se si flet ish-presidenti është skandaloze dhe e papranueshme dhe kjo nuk i shërben as drejtësisë, as Metës e as opozitës, por qeverisë e cila mund ta përdorë për të treguar para ndërkombëtarëve se ja pse na duhet drejtësia e re.
“Zoti Meta po mbron veten e tij, jo qytetarët se numri i dosjeve të prapambetura ka shkuar në 110 mijë.
Gjuha e tij dhe mënyra se si flet është skandaloze, e papranueshme, nuk i shërben as drejtësisë, as Metës, as opozitës, por qeverisë e cila mund ta përdorë. Përfitues është vetëm qeveria e cila mund t’u thotë ndërkombëtarëve ja pse duhet drejtësia e re.
Kjo lloj gjuhe dhe ky lloj sulmi është i papranueshëm. Zoti Meta është i fundit që mund të flasë kështu sepse ka patur mundësinë që ta bëjë drejtësinë dhe Shqipërinë se ishte kryeministër 29 vjeç. Sot kur flet sikur vjen sot për herë të parë dhe kjo është e papranueshme”-tha Sejamini.