TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në "Të Paekspozuarit", deklaroi se perceptimi për Erion Veliajn është dëmtuar rëndë në publik dhe po perceptohet se Edi Rama e ka "lëshuar".
“Sistemet e pushtetit në vende si Shqipëria janë vertikale, burojnë nga në pikë lart dhe nga ai burojnë të gjitha pushtetet. Të gjitha pushtetet sot burojnë nga kryeministri Rama.
Si pushteti i Veliajt, apo i ministrave bazohet në perceptimin se çfarë lidhje ka ky me pushtetin e vërtetë dhe çfarë marrëdhënie ka ky me këtë person. Në këtë lloj kuptimi, perceptimi i Erion Veliajt është dëmtuar rëndë në opinionin publik, sepse është treguar ideja që zoti Rama është treguar indiferent ose e ka lëshuar. Një gjë është shumë e rëndësishme për ta thënë: Të gjitha pushtetet në Shqipëri i ka zoti Rama, sepse dëgjojmë që zoti Veliaj e rrezikoi, ndikon median etj. Këto të gjitha bëhen vetëm me mbështetjen e zotit Rama.
Ne flasim për kullat në Tiranë. Të gjitha janë vendime të zotit Rama. Veliaj merr vendime për ndonjë rrugicë, trotuar, “5D”, por vendimet e rëndësishme, kullat e mëdha janë të gjitha të qeverisë dhe në këtë lloj kuptimi, marrëdhënia e tij me zotin Rama është e njeriut që i ka shërbyer dhe prandaj ai është i dobishëm në këtë lloj aspekti dhe është perceptuar se ka pushtet të madh se është zbatuesi i këtij vullneti dhe vendimmarrje”-tha Sejamini.