AKTUALITET, 19 Prill 2024, 19:46

Nepotizmi përplas Metën e Kryemadhin! Kreu i PL: Nuk duhen bërë partitë si instrumente biznesi për familjet! Pati përpjeke për të sabotuar…

Nepotizmi përplas Metën e Kryemadhin! Kreu i PL: Nuk duhen

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nepotizmi nuk duhet të jetë në partitë politike. Ndryshe nga Monika Kryemadhi, e cila tha se “nepotizmi nuk është fatkeqësi”, Meta u shpreh se partitë politike nuk duhen të jenë si instrumente biznesi për familje të caktuara.

“Nuk duhen bërë partitë si instrumente biznesi për familje të caktuara përfshirë familjen e Ilir metës, por edhe për familje të tjera.

Ka 100 anëtarë LRI-ja në Komitetin Drejtues dhe thirri sot nëse i gjen 40 veta. Ka më shumë këshilltarë të zgjedhur në këshillat bashkiake në bazë edhe të marrëveshjes me Partinë Demokratike të të madhërishmit, Sali Berisha. Ka më shumë këshilltarë se sa anëtarë dhe kjo është pasojë e nepotizmit, mbylljes. Monika është pro amerikane e pa epur dhe ne kemi bashkëpunuar me institutin demokratik amerikan.

Nepotizmi është që ai nuk na e bëri të mundur që një shoqen tonë që dikur e bëmë ministre të ishte e pranishme në mbledhjen e kaluar të Këshillit Kombëtar. Për herë të parë Ilir Meta që e bëri ministre e mori në telefon dhe e falënderoi. Kishte një përpjekje të qartë për të sabotuar kuorumin e mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar. Nepotizmi e bëri atë sepse i kanë thënë ty nuk të bëri Ilir Meta ministre”, tha Meta.