AKTUALITET, 8 Maj 2024, 12:49

Në varrim vetëm disa familjarë, Alma Arrazi përcillet në heshtje drejt banesës së fundit

Në varrim vetëm disa familjarë, Alma Arrazi përcillet

Alma Arrazi, e cila u hodh nga lumi Buna bashkë me tre fëmijët e saj, duke gjetur vdekjen është përcjellë për në banesë e fundit.

Sipas kërkesës së babait, ajo është varrosur në Durrës këtë mesditë në varrezat e reja të qytetit, ndërsa në ceremoni kanë vetëm disa familjarë.

Asnjë prej familjarëve nuk foli. Gruaja u varros pranë nënës së saj qe ka humbur jetën pak kohë më parë.

Ndërkohë që Alma Arrazi u varros në Durrës, tre fëmijët e saj do të prehen në Shkodër.

Prokurori i çështjes ka dhënë pëlqimin që Erdys Arrazi të jetë i pranishëm, por si policia ashtu edhe Drejtoria e Burgjeve nuk e kanë marrë përsipër që ta shoqërojnë me forca efektivësh që të jetë i pranishëm në varrim.

Familjarët e Erdgys Arrazit edhe këtë radhë kanë këmbëngulur që 31-vjeçari të jetë i pranishëm në varrim për dy fëmijët e tij, por një gjë e tillë s’është aprovuar.

Erdgys Arrazi nuk mori pjesë as në varrimin e vajzës 9-vjeçare më 5 Maj, trupi i së cilës ishte i pari që u gjet rastësisht nga një peshkatar, duke zbuluar edhe tragjedinë e ndodhur.