TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV me analistin Andi Bushati për mundësinë që edhe në Shqipëri të përsëritet skenari i fitores së opozitës si në Hungari.
Shehaj deklaroi se edhe Rama do të rrëzohet, por është çështje kohe, ndërsa Bushati u shpreh skeptik duke deklaruar se Shqipëria nuk është demokraci dhe nuk mund të ndodhin përmbysje të tilla.
Pjesë nga debati
Shehaj: Ajo që ti thua, ne nuk jemi si në Hungari.
Bushati: Është më keq.
Shehaj: Po sikur të jetë duke ndodhur edhe këtu?
Bushati: Ne s’jemi demokraci.
Shehaj: Demokracia e gjen mënyrën për të mundur përbindëshat.
Bushati: Unë pres shumë, por koha...
Shehaj: Ne vërtetë kemi patur dy parti, që të ikë njëri e të vijë tjetri. Pati të rinj, si Bojaxhiu, Blushi dhe nuk ia dolën. Pastaj erdhën të tjera parti që hynë në parlament.
Bushati: Shpresoj ta kem gabim.
Shehaj: Ylli ka të drejtë që s’kemi problem vetëm Ramën, por edhe opozitën që është e zënë. Kur flasim për tryezat për reformë territoriale apo zgjedhore, është turp. Është turp që PD sulmon në darkë me molotovë qeverinë dhe parlamentin dhe të nesërmen shkon te tryezat për reformën territoriale dhe atë zgjedhore, që janë tentativat për ta mbyllur edhe më shumë dhe për të vrarë çdo lloj iniciative.
Bushati: E heqim PD-në.
Shehaj: Ka një fenomen që është i pamohueshëm. Partitë e vjetra marrin gjithnjë e më pak vota, por ndodh e kundërta, sepse në Shqipëri njerëzit e kanë të vështirë të shkëputen. Tani ne kemi dy mundësi, ose ta lëmë që nuk bëhet, ose të përshtatemi dhe t’u marrim besimin njerëzve.
Bushati: Njeriu s’heq dorë se s’ka vetëm suksesin qëllim, ka edhe bindjen.