TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka deklaruar se “Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara në Europë”, referuar raporteve të BERZH dhe Transparency International se cilësia e qeverisjes ka rënë.
Përmes një postimi në Facebook, Xhixho shkruan se Shqipëria nuk ka bërë asnjë progres në krahasim me vitin e kaluar, sepse sipas saj prioriteti i qeverisë është “të rrëmbejë e të ndajë me klientët e saj pasuritë e vendit”.
Gjithashtu ajo akuzon kryeministrin Edi Rama se nuk ka qëllim mirëqenien e shqiptarëve, por korruptimin e zyrtarëve të FBI për të dëmtuar opozitën.
Postimi i plotë:
Shqipëria ndër vendet më të korruptuara në Europë.
Sipas Transparency International, me 36 pikë nga 100, Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara në Europë.
Sipas BERZH, cilësia e qeverisjes në Shqipëri ka pësuar rënie dhe përkeqësim të ndjeshëm nga 5.26 pikë që ishte në vitin 2016, në 4.62 pikë në vitin 2022.
Dy raporte të ndryshme që dalin në të njëjtin konkluzion: në Shqipëri qeveris korrupsioni. Asnjë progres në krahasim me vitin e kaluar, sepse prioriteti numër një i qeverisë është të rrëmbejë e të ndajë me klientët e saj pasuritë e vendit.
PPP-të mbeten kërcënim për ekonominë e vendit, liria e medias është tkurrur dhe zëri i shoqërisë civile mbytet.
Ndërkohë, kryeministri Rama nuk ka qëllim mirëqenien e shqiptarëve, por korruptimin e zyrtarëve të FBI për të dëmtuar e sharë opozitën me paratë e vendit më të varfër në Europë.
Këto janë të vërtetat përkundrejt propagandës që i doli boja!