TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se protesta e 7 korrikut u dërgoi mesazhe të gjithë shqiptarëve, edhe shumicës së heshtur. Në një komunikim me gazetarët, Berisha u shpreh se dje u pa në shesh opozita bio, ndërsa theksoi se qytetarët shqiptarë e dinë që duhet të vijnë sërish në protestë.
“Misionarët e datës 7 korrikut dërguan mesazhin më vëllazëror, më miqësor shumicës së harruar shqiptare, apo shumicës së heshtur. Shumicës që shpërfillet në cdo gjë nga kjo qeveri, që merr cdo vendim pa i pyetur se ekzistojnë. Nuk kam parë mesazh më fisnik sesa mesazhi sesa ai tubim misionarësh i dërgoi shqiptarëve kudo që ndodhen.
Pra, këto mendoj unë ishin dy qëllimet madhore të atij tubimi të papërsëritshëm që Tirana nuk e ka parë ndonjëherë.
Së fundi, por jo e parëndësishme në shesh apo në drejtim ishte opozita bio, opozita pa bilbila dhe kumrie, nuk i binte asaj. Komunikonte direkt me misionarët në shesh kjo ishte e një rëndësia e jashtë zakonshme. Kjo ishte shkaku që njerëzit u larguan pa thënë çdo bëjmë, sepse e dinë që do të kthehen prapë”, tha Berisha.