AKTUALITET, 15 Prill 2024, 12:37

Në prag të lirimit nga burgu, Gjykata e Lartë cakton datën për rekursin kundër Dritan Dajtit

Në prag të lirimit nga burgu, Gjykata e Lartë cakton datën

Gjykata e Lartë cakton datën për rekursin kundër Dritan Dajtit. Rekursi u dorëzua nga prokuroria e Apelit për Krime të rënda. Dajti është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e katër oficereve të policisë në gusht të vitit 2009.

Dritan Dajti është në prag të lirimit nga burgu. Siç e përcakton vendimi në fjalë, seanca për Dajtin është caktuar më 4 qershor 2024.

Apeli del kundër dënimit me 25 vite, por kërkon që të dënohet me burg përjetë. Ai përfitoi ulje pasi tre gjyqtarë të deleguar nga rrethet në Apelin e Krimeve të rënda, i pranuan gjykimin e shkurtuar, duke e dënuar me 25 vite.

Në prag të lirimit nga burgu, Gjykata e Lartë cakton datën