AKTUALITET, 15 Janar 2026, 14:17

“Ne nuk vijmë në pushtet me dhunë, por…”- Berisha: Rama i tmerruar, në Lugano po shkon një fluks i madh informacionesh e dokumentesh

“Ne nuk vijmë në pushtet me dhunë, por…”-

Kryedemokrati Sali Berisha ftoi të gjithë shqiptarët që të bashkohen në protestën e 24 janarit për të rrëzuar sic tha ai regjimin e Edi Ramës.

Ai tha se Partia Demokratike nuk do të vijë në pushtet me dhunë, por theksoi se do të hapë rrugën për votën e lirë të shqiptarëve dhe veprimin e ligjit dhe kushtetutës

“Kjo është e qartë për cdo shqiptar, ky është kushtrim, apel për guximin dhe dinjitetin e çdo shqiptari.Ky është thirrje për çdo qytetar të ndershëm, të fillojmë betejën për largimin sa më parë të tij nga pushteti. PD nuk vjen në pushtet me dhunë, por do të hapë rrugën për votën e lirë të shqiptarëve dhe veprimin e ligjit dhe kushtetutës” tha Berisha.

Berisha aludoi se kryeministrin Rama po e tradhton administrata e tij, pasi drejt Zvicrës, aty ku ndodhet Arben Ahmetaj po shkojnë informacione të shumta.

“Po dosjet që paraqiti Arben Ahmetaj. E dini ju që administrata po dërgon në Lugano një fluks të madh informacionesh dokumentesh, kjo e ka tmerruar. Njëherë thotë e kam nga Damiani, njëherë nga Spiropali, paçka se i shkruan tekstet e Elisës. Nga të gjitha këto qytetarët presin nga opozita dhe ne nuk do ti zhgënjejmë. Në kemi caktuar një datë, jemi të betuar, kemi betimin tonë të vazhdimit të betejës deri në largimin e këtij hajduti që kombi nuk e ka regjistruar në histori”, mbylli fjalimin Berisha para deputetëve demokratë.