AKTUALITET, 20 Janar 2026, 15:14

Në kërkim nga Britania për vrasjen e ish snajperistit kurd në vitin 2019, vetëdorëzohet në policinë e Tiranës 26 vjeçari shqiptar

Në kërkim nga Britania për vrasjen e ish snajperistit kurd

Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës 26 vjeçari Armando Marku.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar, pasi akuzohej për vrasje.

Sipas autoriteteve të huaja, i riu ishte nën akuzë për vrasjen e ish-snajperistit në Hartlepool të Anglisë, në vitin 2019.