AKTUALITET, 19 Prill 2024, 16:24

Në kërkim ndërkombëtar, 36-vjeçari turk arrestohet në Morinë

Në kërkim ndërkombëtar, 36-vjeçari turk arrestohet

Policia Kufitare e Morinës ndaloi një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Turqia, të dënuar për krime kundër personit dhe armëmbajtje pa leje.

Si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Turqi, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin në Turqi, shtetasi turk Koray Aniç, 36 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Stambollit e ka dënuar me 4 vjet, 6 muaj e 5 ditë burgim, për rrëmbim, kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e 36-vjeçarit, në Turqi.