AKTUALITET, 6 Qershor 2026, 18:00

“Ne jemi revolucioni i flamingove”, shqiptarët kthejnë në rozë sheshin para ambasadës shqiptare në Washington DC me flamengot e Zvërnecit (VIDEO)

“Ne jemi revolucioni i flamingove”, shqiptarët kthejnë

Sheshi para Ambasadës shqiptare në Washington DC ka marrë ngjyrë rozë ditën e sotme, teksa dhjetëra shqiptarë janë mbledhur për të protestuar për mbrojtjen e Zvërnecit.

“Ne jemi revolucioni i flamingove”, shqiptarët kthejnë

Me parulla të guximshme në duar, ata kanë kërkuar anulimin e projektit dhe mbrojtjen e natyrës. “Ne jemi revolucioni i flamengove”, shkruhej në një pankartë, “Zëri i Diasporës” një tjetër, apo “Babi, më bli një ishull”.

"Shqipëria e shqiptarëve, jo e pushtetarëve", ka qenë një tjetër thirrje e tyre, teksa kanë ndarë shqetësimet e shumta që qytetarët shqiptarë kanë brenda vendit.

“Ne jemi revolucioni i flamingove”, shqiptarët kthejnë

Protestuesit mbanin flamingo në duar, teksa paqësisht janë solidarizuar me protestën në Vlorë, Tiranë dhe në disa qytete të tjera.

“Ne jemi revolucioni i flamingove”, shqiptarët kthejnë