AKTUALITET, 21 Prill 2024, 15:18

Në gjendje të dehur përplasi për vdekje 17-vjeçarin teksa kalonte tek vijat e bardha, arrestohet 39-vjeçari

Në gjendje të dehur përplasi për vdekje 17-vjeçarin
Viktima e aksidentit

Policia e Tiranës, ka arrestuar 39-vjeçarin Andi Kullaj, i cili një natë më parë, përpasi për vdekje 17-vjeçarin Isuf Mehmeti, teksa kalonte shumë pranë vijave të bardha në Fushë Krujë.

Mësohet se Andi Kullaj në momentin e aksidentit ka qenë në gjendje të dehur.

Sipas policisë, shkak i aksidentit ka qenë alkooli që kishte konsumur 39-vjeçari dhe shpejtësia e madhe më të cilën po lëvizte.

I arrestuari drejtonte automjetin tip Hyundai dhe aksidentoi për vdekje në Fushe-Kruje 17-vjeçarin Isuf Mehmeti teksa kalonte shume pranë vijave të bardha.

Sipas policisë shkak i aksidentit ka qenë alkooli që kishte konsumuar 39-vjecari dhe shpejtësia e madhe më të cilën po lëvizte, duke kaluar normën e përcaktuar për qarkullimin në zonën e banuar ku jo shumë larg ndodhet edhe një shkollë 9-vjeçare.