AKTUALITET, 5 Prill 2024, 20:05

“Në ecje dhe në marsh drejt fitores”, Gjekmarkaj: Nder të mos jesh bashkëpunëtor me këtë qeveri të zhytur në korrupsion

“Në ecje dhe në marsh drejt fitores”, Gjekmarkaj: Nder

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj gjatë një takimi në Vaun e Dejës, thotë se opozita po marshon drejt fitores, duke theksuar se sot është nder të jesh në opozitë.

Ndërsa thekson se opozita ka bërë një betejë dinjitoze në Parlament, Gjekmarkaj, thekson se Partia Demokratike po shkon drejt fitores.

“Kjo zonë në indet e veta ka qëndresën! E ka demonstruar këtë ne vitet e errëta 1945-46 kur vendosej diktatura. Po kaq në vitet 90 kur regjimi duhej rrezuar. Populli i kesaj zone ka qëndruar, ka rezistuar, ka mbështetur PD duke i shërbyer kësisoj vendit dhe se ardhmes. Ne po vinim nga Lezhe per Shkoder nje nga fushat me te begata te veriut, vende vende me shpi shume te bukura te ndërtuar kur qeveriste PD dhe kishte shprese, fushat djerr, shtëpitë bosh.

Fëmijët tuaj, nipat dhe mbesat qe mund tu gezonin e jetonin ketu me ju mund ti shihni veç ne cel. Sot eshte nder te jesh ne opozite dhe te mos jesh bashkëpunëtor me kete qeveri te zhytur ne korrupsion. Une e gjykoj faj voten për PS pas 12 vitesh regres. Ne dje ne Parlament kemi bere nje beteje nga me dinjitozet per transparencë dhe çjerrjen e maskes se kesaj qeverie per inceneratoret sterilizimin e plot te tjerë miliona euro te abuzuar. Këta voten e duan per te marre parane publike e per ta futur ne xhep. Keshtu Shqipëria zvoglohet.

Ne vime pas nje periudhe te veshtire por jemi krenar sot se nxorrem nga rrethimi opoziten dhe e shpetuam ate nga asgjesimi. Ne sot jemi ne ecje dhe ne marsh drejt fitores. Vertete nje e pazakonte ka ndodhur qe nuk ngjet ne vendet e europes moderne, lideri i opozites Sali  Berisha mbahet ne arrest pa akuze  dhe i pa hetuar. Mbase pesha te tilla janë për shpatullat e tij por demokracisë i rendojnë dhe shume madje. Dua te përgëzoj koleget Kellici e Bardhi për kurajën ne çjerrjen e maskës se pushtetit ne bashki e qeveri. Ndaj mos hezitoni te kërkoni me krenari votën per PD si vote per ndryshim,  si votë kundër korrupsionit, si vote per jeten me dinjitet”, ka theksuar ai.