AKTUALITET, 1 Maj 2024, 20:41

“Në çdo kat, nga një foto të Erisa Xhixhos”, Meta jep urdhrin e veçantë: Për këtë nuk dua mendim ndryshe

“Në çdo kat, nga një foto të Erisa Xhixhos”,

Ilir Meta ka bërë një kërkesë të veçantë në Komitetin Drejtues gjatë mbledhjes së sotme.

Kreu i Partisë së Lirisë, që me strukturën e re u zgjodh President i kësaj force politike, tha se foton e Erisa Xhixhos do ta vendosë në çdo kat të selisë, për të parë të rinjtë si shembull, pasi ka qenë 17 vjeçe në kohën që i është bashkuar LSI, dhe që sipas tij ka kaluar sfida e sakrifica dhe nuk është demotivuar.

“Dhe fotografia e tretë, këtu nuk pranoj mendim ndryshe zoti Gjokutaj, do të jetë e Erisa Xhixhos. Pse? Sepse ka qenë 17 vjeç kur ka themeluar LSI.

Në çdo kat do jetë një nga ato momentet kur Xhixho ka qenë në sakrificat e saj në parti dhe deri kur është zgjedhur zv. Presidente. Pse? Sepse e dua si një model për të rinjtë. Pa djersitje nuk ka arritje. Ajo kurrë nuk u demotivua, por u kthye në model sot, dhe problem jonë është se akoma kryetare të LRI në Shqipëri dinë Erisa Xhixhon, ky është një problem i madh. Kjo nuk është për meritë të saj, por dhe për problemin e pasuesve të saj”, u shpreh Meta.