AKTUALITET, 7 Janar 2025, 10:03

Në arrati/ Në kërkim pasi Apeli e riktheu në burg, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dërgon rekurs në Gjykatën e Lartë

Në arrati/ Në kërkim pasi Apeli e riktheu në burg,

Teksa prej 23 dhjetorit  ish kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj është në kërkim pas vendimit te apelit qe e riktheu në burg, ky i fundit i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs. Frrokaj i kërkon Gjykatës se Lartë pezullimin e dënimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit deri në shqyrtimin e rekursit në Gjykatën e Lartë.

Ish zyrtari i lartë i duhet të vuaj 2.8 vite burg për shpërdorim detyre. Shkalla e parë e GJKKO e ka dënuar me 1.4 vite burg por apeli ia dyfishoj. Policia pasi ka marrë në dorë urdhërin e ekzekutimit ka kryer kontrolle por nuk e ka  gjetur në banesë.

Fran Frrokaj në atë kohë kryetar i komunës Shënkoll bashkë me ish zyrtarë të tjerë kanë favorizuar  në regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.

Frrokaj është dënuar me 2 vite burg edhe nga gjykata e Shkodrës që lidhet sërish me tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Ai u lirua nga qelia pak kohë më parë, pasi përfitoi nga amnistia, por tashmë do të rikthehet sërish në burg.