TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët që shprehen se kërkesa e tyre kryesore mbetet e njëjtë: dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.
Sipas njoftimeve, protesta e parë do të zhvillohet në orën 10:00 në Zvërnec, ndërsa tubimi i dytë është planifikuar në orën 18:00 në Bulevardin e Tiranës, ku pritet të mblidhen sërish qytetarë nga zona të ndryshme.
Pjesëmarrësit kanë theksuar se, pavarësisht organizimit në dy qytete dhe orare të ndryshme, ata nuk e konsiderojnë veten të “përçarë”.
“Nesër në Zvërnec do të ketë protestë në Zvërnec në orën 10, ndërsa pasdite në orën 18:00 do të mblidhemi sërish në bulevard në Tiranë. Do ta thonë është përçarje por nuk jemi përçarë. Kemi një kërkesë: Rama ik! Protestë që nisi nga indinjata kur sheh se shteti është i pafuqishëm përballë kriminelit që tërheq zvarrë qytetarin, u kthye në një protestë që kërkon një Shqipëri më të mirë”, tha anjë qytetare.
Ndërkohë janë ripërsëritur 5 kërkesat e artikuluara edhe dje.